44-vjeçari Bilbil Hoxha ka përfunduar në pranga. Ai është kapur në flagrancë ndërsa kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Ngjarja e rëndë në Lushnjë, dyshohet të ketë ndodhur në prani të fëmijës së tyre të mitur.
Policia ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u vu në pranga shtetasi:
-B. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur. Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përshtatën lokalin për prostitucion dhe shitje droge, arrestohen 6 persona në Lezhë
- Shkaktoi aksidentin me 5 të lënduar, arrestohet drejtuesi i furgonit. Ishte i dehur