English

Kërcënoi live nga qendra e Shkodrës, pranga 35-vjeçarit që doli me thikë në TikTok

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi kërcënoi publikisht me një thikë gjatë një transmetimi live në Tik Tok, nga qendra e qytetit. Ngjarja u bë publike mbrëmjen e djeshme përmes një videoje të shpërndarë në rrjete sociale.

- Advertisement -

Sapo u informua për rastin, Policia bën me dije se identifikoi dhe kapi shtetasin A.R., 35 vjeç, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Pas shoqërimit në ambientet e Policisë, ai u procedua penalisht për veprën penale “Kanosja”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.

Policia ka bërë thirrje për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm në numrin e emergjencave 112, duke garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe reagim të vendosur ndaj rasteve të paligjshmërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?