Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar i cili ka kërcënuar me armë një shtetas dhe i ka marrë automjetin.
Shtetasi E. P., 22 vjeç, banues në fshatin Breg Lumë, Tropojë u shpall në kërkim rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, në vendin e quajtur “Dubrav”, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin G. N., i ka marrë automjetin atij dhe është larguar.
Gjatë ndjekjes nga Policia, 22-vjeçari braktisi automjetin e 32-vjeçarit dhe duke përfituar nga errësira, mundi të largohej dukë përfituar nga errësira.
Policia vijon kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Plagosi me armë 45-vjeçarin, arrestohet në një banesë të braktisur autori
- Shpërndante heroinë dhe metadon, arrestohet 35-vjeçari në Fier