Një 80-vjeçar është arrestuar në Mat pasi ka kërcënuar me armë zjarri një person.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të pronave, ndërkohë është arrestuar i moshuari I.L, 80 vjeç, i dënuar më parë për vrasje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, shtetasi I.L., i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K”- njofton policia.
Gjithashtu Policia mori informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Meta uron Ditën e Verës duke recituar poezinë e Ndre Mjedës
- Nepali ndalon alpinizmin e pavarur në të gjithë vendin