English

Kërcënon Kim Jong Un, urdhëron rritjen e fuqisë bërthamore të vendit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri thirrje për zhvillimin e raketave të reja balistike ndërkontinentale dhe shtimin e arsenalit bërthamor për të kundërshtuar kërcënimet e udhëhequra nga SHBA-të, thanë media shtetërore të dielën, në mes të tensioneve të ndezura midis dy koreve.

- Advertisement -

Në një takim të Partisë së Punëtorëve, Kim theksoi nevojën për të siguruar “fuqi dërrmuese ushtarake” për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e vendit, raporton Reuters.

Nga ana tjetër Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, gjatë bisedave telefonike me shefat ushtarakë, bëri thirrje për “gatishmëri të fortë mendore dhe trajnim praktik” për të siguruar që çdo provokim i Koresë së Veriut të përballet me hakmarrje.

Kim akuzoi Uashingtonin dhe Seulin për përpjekje për të “izoluar dhe mbytur” Phenianin me mjetet e sulmeve bërthamore të SHBA-së të lokalizuara në Korenë e Jugut.

Ai u zotua të zhvillojë një sistem tjetër ICBM. Misioni kryesor i të cilit do të jetë kundërsulmi i shpejtë bërthamor” sipas një plani për të forcuar forcën bërthamore të vendit, tha agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?