English

Kërkesa e “BF” për ribërjen e zgjedhjeve në Elbasan, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kërkesa e Koalicionit Bashkë Fitojmë për përsëritje të zgjedhjeve në Elbasan është rrëzuar unanimisht dhe me vendim të formës së prerë nga Kolegji Zgjedhor.

- Advertisement -

Pretendimet e tyre lidheshin kryesisht me manipulimin e pajisjeve përmes të cilave u votua dhe numërua elektronikisht.

Përfaqësuesit e “Bashkë fitojmë” kanë kërkuar ekspertim kompjuterik nga ekspertë të huaj si dhe verifikim të rezultatit që prodhuan pajisjet elektronike me fletët e printuara.

Por njësoj si për bashkinë Kamëz, ku gjithashtu u votua dhe numërua elektronikisht kërkesat e tyre u rrëzuan fillimisht në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve e më pas edhe në Kolegjin Zgjedhor.

Më 14 maj kandidati socialist Gledian Llatja  rezultoi fitues me mbi 56% të votave përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, i cili siguroi 43.62% të votave.

Përsëritje të zgjedhjeve me vendim të Kolegjit Zgjedhor do të ketë vetëm në Bashkinë e Rrogozhinës, ndërsa pritet një vendim edhe për  bashkinë e Kuçovës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?