English

Kërkesa e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe, vjen reagimi i KQZ-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është në pritje të përfundimit të procedurave ligjore pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) vendosi për anulimin e vendimit për mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

- Advertisement -

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare.

“Anulohet njoftimi i KQZ-së i datës 23.12.2024 dhe urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të datës 22.12.2024, për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në vendim.

Pas këtij vendimi, nga KQZ-ja për KosovaPress thonë se para caktimit të kësaj çështjeje në rendin e ditës, ata do të presin përfundimin e procedurave ligjore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?