Efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, i cili u vra nga 23-vjeçari Azgan Mërnica, pas një debati banal, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e mërkurë.
Para ceremonisë mortore, në teatrin e Bylistit do të mbahen homazhe në nder të efektivit 28-vjeçar, i cili u ekzekutua me plumb në kokë teksa i veshur me uniformë po shkonte të merrte detyrën.
Policia vijon kërkimet për autorin e ngjarjes së rëndë, Azgan mërnica, i cili pas vrasjes ka braktisur makinën pranë vendit të ngjarjes dhe është larguar në këmbë.
Kontrollet janë përqendruar në zonën Sulaj, Havaleas dhe Apoloni, drejtime ku dyshohet se është larguar 23-vjeçari.
Kërkimet në zonë po kryen të asistuara me dronë dhe me qen gjurmimi, ndërkohë që janë shoqëruar në polici dhe familjarë të autorit.
Në momentin e vrasjes Azgan Mërnica ka qenë në makinë me mamanë e tij Ajete Mërnica, dëshmia e së cilës ka zbardhur dhe motivin e vrasjes.
Në deklarimet e dhëna në polici, ajo ka pohuar se dy të rinjtë po shkëmbeheshin me makinë dhe nisën një debat se kush do të kalonte në rrugën e ngushtë të fshatit.
Më pas autori dhe viktima kanë dalë nga makina, ku sipas Ajete Mërnicës gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe ka dëgjuar të shtënën. Ajo ka deklaruar se pas ngjarjes së rëndë i biri e ka dërguar te banesa e të vëllait, ku la dhe makinën dhe më pas u largua me vrap.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrasja e efektivit në Fier, Rrumbullaku: Uniforma e Policisë është e shenjtë
- Vrasja e efektivit, bie pista e hakmarrjes. Policia: 30 mijë € për çdo informacion