Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. John Bolton është kthyer në qendrën e debatit për gjyqin politik në ngarkim të Presidentit të vendit z. Donald Trump. Senatorët kanë nisur të debatojnë nëse ai apo dhe të tjerë zhytarë duhet të thirren si dëshmitarë.
“Nuk ka asnjë mënyrë që të kemi një gjyq të drejtë pa dëshmitarë, dhe kur ju keni një dëshmitar që është aq i rëndësishëm sa John Bolton i cili është në qendër të sjelljes së gabuar të Presidentit , i cili vullnetarisht ka dashur të vij dhe të dëshmojë, ta largosh atë, të shoh në anën tjetër, unë mendoj se është thellësisht në kundërshtim me të qenit një jurist i paanshëm”- theksoi senatori demokrat, z.Adam Schiff.
Në dorëshkrimin e librit të tij thuhet se Presidenti Donald Trump do të siguronte ndihme ushtarake për Ukrainën në këmbim të një favori politik. Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar se do të lëshojë një vendim gjyqësor kundër librit, por kjo nuk e ndalon Bolton të flasë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një postim në twitter mohon pretendimet e Bolton
“Asnjëherë nuk i kam thënë John Bolton se ndihma për Ukrainën ishte e lidhur me hetimin mbi demokratët. Nëse John Bolton thotë një gjë të tillë, është sepse do të shesë librin”
Votimi nëse do të thirren apo jo dëshmitarë në gjyq pritet këtë të premte. Disa senatorë të moderuar republikanë duket se do të votojnë me demokratët.
Republikanët thuhet se po përpiqen të votojnë për të bllokuar dëshmitarët. Raportet e medias sugjerojnë se Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell tani beson se ai nuk ka më vota për të ndaluar dëshmitarët ose daljen e dokumenteve të reja.