English

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për Klodian Rrjepajn

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kërkesa e radhës e Klodian Rrjepaj për shuarje të masës së sigurisë u rrëzua.

- Advertisement -

Apeli i Posaçëm, në seancën e zhvilluar këtë të premte, vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, duke e lënë atë në qeli.

Vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit, Florjan Kalaja, i cili vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Më herët, e njëjta kërkesë e Rrjepaj është rrëzuar edhe nga shkalla e tretë e gjyqësorit.

Klodian Rrjepaj mbahet në paraburgim lidhur me hetimet për dosjen “Sterilizimi”, ku dyshohet se ai ka konsumuar veprat penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”.

Përveç tij, në pranga për të njëjtën çështje u vu edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për “Mashtrim”.

Për dosjen e “Sterilizimit”, ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në masën “detyrim paraqitje”, por u arrestua në korrik të vitit 2024 për një tjetër hetim, atë të SASPAC.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?