English

Kërkoi lirimin nga qelia, gjykata merr vendimin për Safet Gjicin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka mbajtur këtë të enjte seancën gjyqësore mbi kërkesën e penale të Safet Gjicit, i cili kërkonte zëvendësimin e vuajtjes së dënimit me qëndrim në shtëpi.

- Advertisement -

Në këtë seancë ish-kryebashkiaku Gjici, nuk ishte i pranishëm në seancë por u përfaqësua nga avokati Markeljan Jança. Gjatë seancës morën pjesë gjithashtu prokurori Ledian Tema, ekspertët mjekoligjorë, dhe përfaqësuesi i Shërbimit të Provës, i cili paraqiti aktin e ekspertimit. Po ashtu, mori pjesë edhe përfaqësuesi ligjor i Institucionit të Vendimeve Penale Lushnje.

Pas dëgjimit të palëve, Gjykata, e përbërë nga Kryesuesja Gjyqtare Suela Lika, vendosi që të rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut për lirimin nga qelia.

Gjykata vendosi:

  • Rrëzimin e kërkesës së Safet Gjicit për zëvendësimin e dënimit.
  • Ngarkimin e kërkuesit me shpenzimet gjyqësore.
  • Lejimin e ankimimit të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 ditëve nga data e nesërme, e cila është data e njoftimit të vendimit.

Gjici, u dënua me 4.5 vjet burg për korrupsion nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, dhe pretendon se tashmë ka vuajtur tre të katërtat e dënimit. Ai u arrestua pas një video-skandali që e tregonte duke kryer akte seksuale me Alma Kaçin në zyrën e bashkisë. Ky skandal çoi në dorëheqjen dhe arrestimin e tij.

Gjici u akuzua fillimisht për abuzim me detyrën, por më pas Apeli ndryshoi akuzën në korrupsion, duke zgjatur dënimin e tij.

Gjykata pritet të vendosë nëse Gjici do të lirohet me kusht, për shkak të problemeve me zemrën që pretendon se ka patur.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?