Gjykata e Lartë do shqyrtojë në datë 15 tetor ora 13:20 kërkesën për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.
Sokol Binaj sipas shortit është caktuar relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.
Rekursi paraprak së bashku me kërkesën për pezullim u regjistrua në datë 1 tetor.
Salianji ndodhet aktualisht në burgun e Fierit që prej datës 27 shtator, pasi Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë në unanimitet
- “Salianji do rrijë në burg”, Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS