English

KESH nis prodhimin e energjisë nga centrali fotovoltaik në Vaun e Dejës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka licencuar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare për prodhimin e energjisë elektrike përmes centralit fotovoltaik në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

- Advertisement -

Kryeministri, Edi Rama thotë se ky projekti i KESH është ‘i pari i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon’.

Sipas tij, ‘burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike’.

Impianti fotovoltaik në digën e Qyrsaqit është vendosur në funksionim në shkurt të këtij viti dhe ka një kapacitet prej 5143 kWp.

Referuar konsumit mesatar vjetor të një familje në Shqipëri, energjia e parashikuar nga impianti do të mjaftonte për furnizimin e 1900 familjeve.

Aktualisht KESH prodhon energji elektrike nga burimet hidrike në masën 100%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?