English

Këshilli i jashtëzakonshëm i ministrave të jashtëm në Kroaci, diskutohet situata e refugjatëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë mbajtur për herë të parë një mbledhje zyrtare të këshillit në Kroaci. Herët e tjera, mbledhje të tilla janë mbajtur në Bruksel dhe Luksemburg.

- Advertisement -

Në këtë takim, Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan situatën e krijuar në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë, e cila ka shkaktuar një krizë emigrimi.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, mbajti një konferencë shtypi për gazetarët, ku tha se për BE-në është e rëndësishme që në këtë situatë të mbrohen civilët e përfshirë, sidomos gratë dhe fëmijët.

“E rëndësishme për BE-në është të garantohet që do të ndalohet konflikti e të mbrohen civilët. E mbajtëm shënim këtë pas marrëveshjes që u arrit midis Erdoganit dhe Putinit. Kriza humanitare është përhapur në një nivel dramatik. Duhet të sigurojmë kalimin e ndihmave humanitare. Sot, në shekullin  21-të, është e vështirë të mendohet që mund të kemi konflikte të tilla. BE-ja është një organizatë që promovon të drejtat e njeriut, rendin ligjor dhe të drejta të tjera që kuptohen me demokraci. Këtu, BE-ja do të jetë e fortë, të mbështesë e të kujdeset sidomos për civilët, për grupet më të pambrojtura, si gratë dhe fëmijët.”, tha ai.

Ministri i jashtëm kroat tha se armëpushimi i arritur midis Turqisë dhe Rusisë është shumë i rëndësishëm për ta lehtësuar situatën e krijuar.

“Rusia dhe Turqia arritën një marrëveshje dje për armëpushimin. Kjo është shumë e rëndësishme për situatën, sidomos në lidhje me refugjatët dhe presionet për emigrim ndaj Europës. Shpresojmë të garantojmë kalimin për ndihmat humanitare. U ofrojmë mbështetje të fortë Greqisë, Bullgarisë dhe Qipros”, deklaroi Radman.

Sipas ministrit, BE-ja duhet të tregohet solidare me vendet kufitare, si Greqia, Bullgaria e madje dhe vetë Kroacia.

“Është e rëndësishme ta mbështesim Greqinë tani, e cila është më e prekura nga kjo situatë. Edhe Kroacia ka pasur presion gjithnjë e në rritje në kufirin me Bosnje Herzegovinën. Prandaj është e rëndësishme të bashkëpunojmë me Europën Juglindore, me vendet e Ballkanit lindor. Duhet t’i ndihmojmë të përballen me presionin e emigrimit dhe të gjitha sfidat. Është e rëndësishme gjithashtu të kemi dialog politik e të angazhohemi me Turqinë.

Kreu i diplomacisë kroate i kujtoi dhe një herë Turqisë rëndësinë e respektimit të marrëveshjes së vitit 2016. Ai tha gjithashtu se BE-ja duhet të angazhohet në dialog me Turqinë.

“BE-ja duhet të angazhohet në debat me Turqinë për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situate, Janë 4 milionë refugjatë në Turqi, në këtë moment. Në këtë kontekst, duam të theksojmë se sa e rëndësishme është që Turqia i bindet marrëveshjes midis BE-së dhe Turqisë, që u firmos në vitin 2016”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×