Në Këshillin e Legjislacionit po diskutohet këtë të mërkurë mandati i Olta Xhaçkës.
Para nisjes së mbledhjes ka pasur një debat mes përfaqësuesve të PS dhe PD për mënyrën se si do të bëhet mbledhja.
Përfaqësuesit e PS kërkuan që mbledhja të bëhet e mbyllur. Përfaqësuesja e PD, Dhurata Çupi kërkoi që media të jetë në mbledhje dhe të ndjekë diskutimin.
Sipas Çupit, nuk ka asnjë dispozitë që të bëhet mbledhja e mbyllur.
Çupi kërkoi të lejohen mediat të cilat kanë pritur prej më shumë se 40 minutash në hyrjen e Kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ministrja Olta Xhaçka pritet të paraqitet në SPAK
- Xhaçka përshëndet vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën