English

Këshilli i Mandateve mblidhet më 4 shtator për mocionin e PD për Vullnet Sinajn

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka vendosur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren edhe Mandatet për të diskutuar në lidhje me mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj.

- Advertisement -

Data për mbledhjen e Këshillit  të Mandateve është caktuar 4 shtatori, ku do të diskutohen akuzat e PD se deputeti socialist ka përfituar tendera nga buxheti i shtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

“Në vijim të mocionit të dorëzuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PD për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 04.09.2024, ora 11:00, me këtë rend dite: “Shqyrtimi i mocionit të 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.” Thueht në njoftimin e Kuvendit.

Më herë në një kërkesë të firomosur nga kreu i grupit Gazment Bardhi, Partia Demokratike kërkoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve, në mënyrë që t’i kalohet sa më parë Kuvendit për votim dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

“Kërkojmë të respektohet rregullorja, duke u përmbushur nga ana juaj si Kryetare e Kuvendit detyrimi që, pa vonesa, të thërrisni mbledhjen e Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe lmunitetet për shqyrtimin e mocionit të paraqitur nga subjekti kushtetues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit, si dhe të perfshinjnë më pas në Rendin e Ditës të një prej seancave më të para të Kuvendit dërgimin e çështjes në Gjykaten Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, theksoi PD.

Në mocionin e firmosur nga 14 ligjvënës opozitarë, thuhet se përmes 30 provave shoqëruese, evidentohet se deputeti Sinaj ushtron mandatin në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, që i ndalojnë deputetit që të përfitojë fonde nga Buxheti i Shtetit apo pasuri të shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?