English

Këshilli i Sigurisë Kombëtare diskuton Ukrainën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë bërë që presidenti Ilir Meta të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

- Advertisement -

Shqipëria ka shprehur mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Mbledhja u zhvillua në Presidencë, por nuk morën pjesë kryeministri Rama dhe ministrja e Jashtme Xhacka për shkak se ndodhen në Shtetet e Bashkuara.

Pjesë e takimit ishin ministri i Mbrojtjes, i Drejtësisë, Financave dhe Transportit.

Në mbledhje morën pjesë edhe kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Policisë.

Në njoftimin për media nga zyra e Presidencës, thuhet se në këtë takim u diskutua edhe për vijimin e reformave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, forcimin e kapaciteteve kundër sulmeve kibernetike, marrjen e masave për rritjen e sigurisë së infrastrukturës strategjike dhe garantimin e rezervave të shtetit për çdo rast, si dhe ndjekjen me vëmendje maksimale të zhvillimeve në rajonin tonë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare

“Presidenti Meta dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare konfirmuan se, Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe nxit dialogun dhe rrugën paqësore për zgjidhjen e krizës aktuale”, thuhet në njoftim.

Thirrje për largimin e shqiptarëve

Dy ditë më parë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Në njoftimin e bërë të shtunën (12 shkurt), Ministria ka këshilluar po ashtu të mos udhëtohet drejt Ukrainës ku ekziston rreziku për luftë. Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje se sa është numri i shtetasve shqiptarë në Ukrainë.

Deri më tani vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Estonia, Suedia, Norvegjia e Holanda, u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Në rajonin e Ballkanit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u kanë bërë thirrje qytetarëve të vet që përkohësisht të lëshojnë Ukrainën po ashtu.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×