English

Këshilli për Legjislacionin: Çupi: Ç’do të ndodhë me këstet e profesioneve të lira?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e sotme në Kryesonë e Kuvendit është mbledhur Këshilli për Legjislacionin, ku janë diskutuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Komisioneve Hetimore, rregulloren e Kuvendit dhe ligjin mbi tatimin e Profesioneve të Lira.

- Advertisement -

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi, është shprehur se  Gjykata Kushtetuese e ka gjetur Kuvendin në shkelje, sa i përket rregullores.

“Gjykata Kushtetuese ka gjetur Kuvendin në shkelje për sa i përket Rregullores së Kuvendit. Gjykata, ka theksuar se ndryshimet në ligj, kanë dëmtur bashkëjetesën në Kuvend.

Ndryshimet e rregullores së Kuvendit do të duhet të jenë transparente dhe konsensuale. Ndryshimet e njëanshme për ashpërsimin e masave dëmtojnë demokracinë parlamentare.

Mbetet e pa qartë se çfarë do të ndodhë me këstet që profesionet e lira kanë paguar. Duhet të ndërmarrim një nismë ligjore për kompensimin dhe rimbursimin e të gjithë atyre profesionistëve të cilët i kanë paguar këstet”, tha Çupi.

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se Gjykata Kushtetuese e ka gjetur 4 herë mazhorancën në shkelje.

Ai tha gjithashtu se duhet menjëherë të kemi një iniciativë ligjore që secilit prej profesionistëve të lirë t’i kthehen mbrapsht ato para që janë paguar për shkak të një ligji që sipas tij është antikushtetues.

“Mazhoranca po sillet sikur jeni në një situatë normale. Në fakt ky Kuvend nuk është në situatë normale. Në vetëm 2 muaj, Gjykata Kushtetuese ka gjetur 4 herë këtë mazhorancë në shkelje. Përcaktuat rregulla shtypës për opozitën dhe kërkoni ndjesë për bllokimin e komisioneve hetimore. Dhe akoma më shumë kërkoni ndjesë për reprezalen që bëtë ndaj 30 mijë intelektualëve dhe profesionistëve të lirë.

Duhet menjëherë të kemi një iniciativë ligjore që secilit prej profesionistëve të lirë t’i kthehen mbrapsht ato para që janë paguar për shkak të një ligji antikushtetues. Çdo akt zvarritjeje do të ishte i turpshëm.

Propozoj të miratohet Raporti. Paratë e profesioneve të lira të shkojnë tek profesionet e lira. Ato para të mos shkojnë tek Belinda, e cila një rrugë që jepet të ndërtohet me 140 milionë euro, pas pak muajsh kushton 180 milion euro”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?