English

Këshilli Politik diskuton financimin e partive dhe fushatave elektorale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej më shumë se dy orësh po zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit politik për këtë Reformë. Çështja që po diskutohet është ajo e financimit të partive dhe fushatave elektorale. Në tryezë janë dy drafte, ai i maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare.

- Advertisement -

Pika e vetme ku palët bien dakord është një model financimi miks mes financimit privat dhe atij nga buxheti i shtetit. Reforma zgjedhore duhet që të përmbyllet jo më vonë se 15 marsi i këtij viti, ndërsa ky afat, u përcaktua që në fillim kur PD-ja dhe opozita e bashkuar pranuan të uleshin në tryezën e dialogut me mazhorancën.

Vendimi opozitës jashtëparlamentare për t’u ulur në tryezën e dialogut, u përshëndet menjëherë nga SHBA, por edhe nga Bashkimi Europian.

“Ndalohet financimi i fushatave zgjedhore nga fonde, dhurata apo shërbime pa kundërshpërblim, të dhëna nga persona fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, jashtë rasteve dhe rregullave të parashikuara nga ky ligj. Shkelja e këtij ndalimi sjell përgjegjësi ligjore për personin përgjegjës për financat në atë parti politike, si dhe për personin fizik ose juridik, vendas apo të huaj”, thuhet në draftin e propozuar nga Partia Demokratike.

Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji dha detaje të reja sa i takon tryezës së palëve për reformën zgjedhore. Konkretisht, në propozimin e PD-së vihet re që të gjithë kompanitë, apo personat juridikë që i kanë bërë dhurime një partie politike nuk mund të përfitojnë kontrata publike apo fonde të tjera që tejkalojnë shumën 10 milionë lekë të reja për periudhën deri në katër vjet pas datës së zgjedhjeve.

“Personat fizikë ose personat juridikë apo personat e lidhur deri në shkallë të tretë që i kanë bërë dhurime një partie politike apo kandidati në zgjedhje nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 4 vjet pas datës së zgjedhjeve, kontrata publike, kontrata të partneritetit publik privat ose në çdo mënyrë tjetër fonde me vlerën totale që tejkalon shumën prej 10 milion lekë, përfshirë edhe si nënkontraktues të një kontrate/koncesioni publik.”, thuhet në draftin e propozuar nga Partia Demokratike.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?