Batalioni i Komandës Rajonale Perëndim i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, zhvilloi një sërë aktivitetesh patrulluese dhe mbikëqyrëse në Istog.
Sipas njofitmit, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet përkatëse si reagues të sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët Golden Sabre 2024
- Kurti i kërkon NATO-s të kthejë zonën tokësore të sigurisë: Serbia mbetet agresive