English

Kim i përgjigjet Berishës: Do inkurajojmë gjyqtarët të bëjnë punën e tyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i është përgjigjur ish-kryministrit Sali Berisha, se SHBA do vazhdojë betejën kundër korrupsionit dhe se do të inkurajojë gjyqtarët të bëjnë punën e tyre.

- Advertisement -

Në një postim në Twitter ambasadorja shprehet se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Reformën në Drejtësi dhe se askush nuk është mbi ligjin.

“Nëse ‘ndërhyrja në procesin gjyqësor’ nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë- sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së”, shkruan Kim.

Mëngjesin e sotëm, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ambasadoren amerikane se po ndërhyn direkt në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri i bëri thirrje qeverisë së SHBA që të “ndalojë ndërhyrjet e përfaqësueses së saj në proceset  gjyqësore në Shqipëri”.

Berisha tha se ambasadorja Kim ka pasur takime për të ndikuar në vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?