English

Kina dërgon ekip mjekësor në Serbi, Vuçiç: Populli serb nuk do ta harrojë këtë dashamirësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Lufta e Kinës kundër epidemisë nuk ka mbaruar ende por ata thanë se duhet të ndihmojnë mikun e tyre të betuar Serbinë. Populli serb nuk do ta harrojë kurrë këtë dashamirësi. Kina është miku ynë i vjetër dhe ne do ta kalojmë miqësinë tonë brezi pas brezi, ashtu si ata na kanë dëshmuar se: “Një mik në nevojë është vërtet mik”.

- Advertisement -

Me keto fjalë presidenti serb Aleksandar Vuçiç i uroi mirëseardhjen ekipit kinez që do të ndihmojnë vendin e tij në luftën kundër COVID-19.

Ndihma erdhi pak ditë pasi Presidenti serb Vuçiç më 15 mars njoftoi gjendjen e jashtëzakonshme në vend për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të coronavirusit dhe i kërkoi ndihmë Kinës. 

Mjekët u pritën me duartrokitje të shumta dhe pilotët shfaqën flamujt kinezë dhe serb në dritaret e kabinës.

Ekipi kinez i ndihmës mjekësore përbëhët nga gjashtë specialistë, të specializuar në kontrollin e sëmundjeve infektive, problemet kardiake, infeksionet dhe shëndetin mendor.

Më parë, Kina kishte dërguar në Serbi 1000 pajisje të shpëjta testimi. Sipas raportimeve të fundit numri i të infektuarve në Serbi ka arritur në 135 dhe një viktimë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?