English

Kina raporton rastin e parë të gripit të shpendëve te njeriu

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kina ka regjistruar infeksionin e parë me llojin H3N8 të gripit të shpendëve te njeriu, tha të martën autoriteti shëndetësor i vendit.

- Advertisement -

Megjithatë rreziku i përhapjes te njerëzit e tjerë ishte i ulët.

Një djalë katër vjeçar nga provinca qendrore Henan u zbulua se ishte infektuar me variantin pasi kaloi ethe dhe disa simptoma të tjera më 5 prill.

Asnjë kontakt i ngushtë i tij nuk u infektua, tha në një deklaratë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Fëmija kishte qenë në kontakt me pula dhe sorra që rriten pranë shtëpisë së tij.

Varianti H3N8 është zbuluar më parë te kuajt, qentë, zogjtë dhe fokat, por asnjë rast i H3N8 në njerëz nuk është raportuar, tha NHC.

Shumë lloje të ndryshme të gripit të shpendëve janë të pranishme në Kinë dhe disa infektojnë në mënyrë sporadike njerëzit, zakonisht ata që punojnë me shpendët.

Vitin e kaluar Kina raportoi rastin e parë të H10N3. Kina ka popullata të mëdha të shpendëve të kultivuar dhe të egër të shumë llojeve, duke krijuar një mjedis ideal për përzierjen dhe mutacionin e viruseve të shpendëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?