English

Kinë, më shumë se gjysma e pacientëve me COVID-19 janë shëruar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet në Kinë kanë raportuar se numri i pacientëve që janë shëruar plotësisht nga coronavirusi COVID-19 ka shkuar më shumë se 40 mijë persona.

- Advertisement -

“41.625 persona janë lejuar të dalin nga spitalet në 31 rajonet e Kinës, ndërsa 35.329 të tjerë janë ende duke marrë trajtim”, tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, Mi Feng.

“Numri i pacientëve që po shërohen ka nisur të shtohet ndjeshëm në javën e fundit, duke arritur nivelin 52.1% në të gjithë kombin. Kjo tregon se aftësia për ta mbajtur virusin nën kontroll është përmirësuar. Trajtimi ka dalë i dobishëm”, tha ai për gazetarët.

Liang Uanian, kreu i grupit të ekspertëve kinezë brenda OBSH-së, deklaroi se Kina ka krijuar një përvojë pozitive me izolimin e virusit, me pajisjet e testimit dhe diagnozën klinike.

“Mendoj se raporti ynë mund të shërbejë si referencë për vende të tjera të botës, në lidhje me masat parandaluese si dhe strategjitë e trajtimit”, tha Liang.

Me dhjetëra mijëra ekspertë nga e gjithë Kina i janë bashkuar betejës kundër coronavirusit në Vuhan, Hubei, e cila konsiderohet si qendra e epidemisë.

Përveç trajtimit klinik, mjekët përpjekur t’u ofrojnë pacientëve edhe më shumë se ç’kanë pasur për detyrë.

Infermieret kanë krijuar një broshurë me vizatime, të cilat janë përdorur për të komunikuar me pacientë në gjendje shumë të rëndë, të cilët nuk flasin dot.

“Broshura ka komunikimet bazë për pacientët. Pacienti mund të lexojë tekstin e të shohë figurat, duke krijuar kështu një mënyrë komunikimi”, tha Liu Jilin, infermiere te reparti i kujdesit intensiv në Vuhan.

Një prej pacientëve të nxjerrë nga spitali është një grua 58-vjeçare e cila u diagnostikua më 28 janar, dhe më në fund e fitoi betejën pas një muaji.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?