English

Kinë, mjekët krijojnë një robot për coronavirusin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ekip kërkuesish në një prej universiteteve më të mia të Kinës ka krijuar një robot që mund të shpëtojë jetë gjatë përhapjes së coronavirusit.

- Advertisement -

Roboti duket më shumë si një krah robotik mbi rrota që mund të bëjë analiza në mënyrë të telekomanduar.

Mjekët mund ta kontrollojnë robotin që të bëjë EKO me ultratinguj, të marrë kampionë pështyme për analiza, si dhe vizita me stetoskop për pacientët e sëmurë me coronavirus.

Mjekët mund të jenë në një qyet tjetër, madje, e të kryejnë analizat në mënyrë normale, pavarësisht.

Ideja e krijimit të një roboti të tillë erdhi në kulmin e krizës me coronavirusin, gjatë Vitit të Ri Kinez, kur një nga problemet e mëdha ishte fakti që edhe mjekët po infektoheshin.

Këta pajisje përdorin të njëjtën teknologji si robotët që dërgohen te stacionet hapësinore apo për të eksploruar hënën, ndaj mund të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Robotët mund të masin temperaturën, të bëjnë EKO e analiza të ndryshme, si dhe t’i japin pacintëve ilaçe e t’u ofrojnë bashkëveprime të tjera.

Përveç kësaj, robotët edhe mund të dezinfektojnë veten pas çdo vizite. Megjithatë, mjekët thonë që do të ishte më mirë sikur roboti të mos ishte plotësisht automatik.

Deri tani, ekipi ka krijuar dy robotë të tillë që janë përdorur në spitalet e Pekinit, Çnanggungut dhe Ditanit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?