English

Kisha ortodokse serbe në Malin e Zi, kundërshton regjistrimin e pronave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Ne nuk do të heqim dorë nga vendet tona të shenjta” kjo është motoja zyrtare e protestave masive që organizohen dy herë në javë nga Kisha ortodokse serbe në Malin e Zi. Besimtarët ortodoksë në veriun e Malit të Zi kanë marshuar nga fshatrat e tyre malorë për të protestuar kundër ligjit të ri fetar. Por cilat janë arsyet e protestës së tyre?

- Advertisement -

Mali i Zi është tronditur muajt e fundit nga konflikti ndërmjet qeverisë pro evropiane malazeze dhe kishës ortodokse serbe, e cila proteston kundër obligimit për të riregjistruar pronat e saj. Në kryeqytetin e Malit të Zi, Euronews takoi Andrija Mandic, një nga elementët më aktivë të opozitës pro serbe.  Si i shpjegoni këto protesta masive?

“Qytetarët serb në Malin e Zi janë qytetarë të dorës së dytë. Ky është problemi i vërtetë i krijuar nga autoritetet: Serbët janë të diskriminuar kur kemi të bëjmë me programet e arsimimit. Tek politikat e punësimit, sepse kur je serb t’i nuk ke të drejtë të punësohesh në pozicionet kyçe, të administratës shtetërore, ushtri apo polici. Tani për momentin kemi një sulm kundër kishës. Qeveria do t’i japë fund ekzistencës sonë në këto territore që kemi ekzistuar prej kohësh”, shprehet Mandic.

Mendime të tilla janë të rrezikshme, tërheq vëmendjen Andrej Nikolaidis. Shkrimtari ka iniciuar një peticion, të nënshkruar tashmë nga shumica e liderëve në Ballkanin Perëndimor.    

“Unë dalloj të njëjtat shenja që paraprinë luftërat në Kroaci dhe në Bosnjë … në këtë moment në Mal të Zi. Me të ashtuquajturën  shtypje e serbëve në Mal të Zi, para luftës në Kroaci, ekzistonte një tregim i shtyrjes së serbëve në Kroaci, më pas filloi lufta. Më vonë  u informuam se serbët po shtypeshin në Bosnje – dhe lufta në Bosnje filloi. Pastaj papritmas u duk se serbët janë gjithashtu të shtypur në Kosovë – atëherë zhvillua një luftë në Kosovë”, shprehet Nikolaidis.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?