English

Kishin përshtatur lokalet për lojëra fati, procedohen penalisht 3 persona në Fier

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tre shtetas në Fier janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe vijon punë për kapjen e një jetër shtetasi, të cilët kishin përshtatur ambientet e 3 lokaleve për lojëra fati.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se gjatë kontrolleve në këto 3 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 celularë dhe 1 laptop.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambiente të përshtatura për lojëra fati.

Zbulohen 3 lokale të tjera të përshtatura për lojëra fati të ndryshme.

Për 3 rastet e goditura, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, i DVP Fier, nga kontrollet e  vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, ka konstatuar se në 3 lokale në lagjen “Apollonia”, Fier organizoheshin lojëra fati të ndryshme. Për këto raste:

-u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. G., 43 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve;

-u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. V., 30 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit;

-u procedua në gjendje të lirë shtetasi N. D., 19 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi në lokalin ku ai punonte si kamarier, u konstatua duke organizuar veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi Y. J., 38 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrolleve në këto 3 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 celularë dhe 1 laptop.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?