English

Kishte kthyer lokalin në “mini-kazino”, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë pronarin e një lokali, i cili organizonte lojëra fati të palejuara me kompjuterë dhe tavolinë pokeri.

- Advertisement -

Gjatë kontrollit në biznesin në lagjen “Isa Boletini”, shërbimet e policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 6 pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një mjet prerës, thikë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Next”.

Gjatë këtij operacioni, u evidentua një rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të jashtëligjshme në ambientet e një lokali në lagjen “Isa Boletini”, në qytetin e Vlorës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të këtij lokali, shtetasit A. S., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, pasi dyshohet se në lokalin e tij organizonte lojëra fati të palejuara përmes pajisjeve kompjuterike dhe një tavoline pokeri”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?