Policia Kufitare në Morinë ka proceduar penalisht një 38-vjeçar, i cili tentoi të fuste ilegalisht në Shqipëri, 22 770 franga zvicerane, 1795 euro dhe 30 dollarë.
Policia bën me dije se ka sekuestruar shumën e parave, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shuma e parave të padeklaruara u gjet në çantën e 38-vjeçarit, i cili po vinte nga Zvicra drejt Shqipërisë
“Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave”, njofton Policia e Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Konflikt mes të rinjve, 28-vjeçari rrëmben kallashin pas parakalimit të gabuar
- Prag tragjedie në Durrës, përleshje mes 2 familjeve pas prishjes së martesës
- Rreh me grushte dy persona dhe i qëllon me thikë, arrestohet i mituri në Durrësi