English

Kita: Karnavalet e Shkodrës binjakëzim me ato të Korçës, s’janë në konkurrencë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Karnavalet e Shkodrës kanë hapur siparin që prej mëngjesit të së premtes, ku festimet dhe dhjetëra aktivitete do të zgjasin deri në djegien e dordolit, ditën e sotme.

- Advertisement -

Zamira Kita për mikrofonin e Euronews Albania theksoi se karnavalet e Shkodrës mund të kthehen në si event turistik.

Mes tjerash ajo shtoi se Shkodra dhe Korça kanë një lidhje kulturore historike, ndërsa shtoi se ky event ka ndikim të rëndësishëm në historinë e kombit.

“Jam shumë e kënaqur që jam pjesë e karnavaleve të Shkodrës. Shkodra e ka pasur tentativën vazhdimisht për të festuar karnavaleve dhe këtë vit janë rikthyer bukur. Janë tre grupe prefesioniste. Është bukur që të jetë dhe një event turistik. Donim që të krijonim një marrëdhënie, karnavalet e Shkodrës me karnavalet e Korçës.

Ne do bashkëpunojmë së bashku me Shkodrën. Nuk ka rëndësi të gjejmë se kush janë karnavalet më të vjetra. E rëndësishme është që t’i bëjmë karnavalet dhe në Shkodër dhe në Korçë. Korça dhe Shkodra, gjithmonë kanë pasur një lidhje  kulturore historike. Kanë një ndikim të rëndësishëm në historinë e kombit. E mira është të kemi bashkëpunim dhe shkëmbimin e grupeve tona”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×