Disa tifozë francezë të PSG-së kanë rënë dakord për të fërshëllyer sulmuesin argjentinas Lionel Messi, për faktin se është eliminuar para kohe në Champions League edhe në këtë sezon.
“Do ta fërshëllejmë sepse kalon shumë kohë pa bërë punë në fushën e lojës. Nuk duam që një gjë e tillë të vazhdojë”, ka qenë mesazhi i disa tifozëve ultras të PSG-së në rrjetet sociale.
Grupi më i zjarrtë kundër argjentinasi është grupi i tifozëve Collectif Ultras Paris, që ka lajmëruar se çfarë do të bëjë në ndeshjen e ardhshme që skuadra do të luajë në shtëpi të dielën.
Skuadra e Galtier do të presë Rennes në javën e 28-të të Ligue 1. Messi, 35 vjeç, është te PSg nga viti 2021.
Në dy sezone me argjentinasin në ekip, parisienët nuk kanë arritur të kualifikohen në çerekfinalet e Champions League.
LEXONI GJITHASHTU
- Infantino rizgjidhet në krye të FIFA-s, mandati i tretë për 52-vjeçarin
- ‘FSHF më kërkoi 200 mijë euro’, ish-futbollisti paditet për shpifje
- Ndeshjet e dyta të fazës 1/8 në Europa dhe Conference League