Këshilli i Lartë Gjyqësor ka intervistuar tre kandidatët jo gjyqtarë që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë Gjykatës së Lartë. Kryefjalë e platformës së tyre ka qenë stoku prej 35 mijë dosjesh që presin të shqyrtohen. Sokol Sadushi i tha anëtarëve se Gjykata e Lartë ka nevojë për një strategji të re.
Dy kandidatët e tjerë, Evrin Pupe dhe Ilir Panda krahas gjetjes së një zgjidhje për dosjet u shprehen se Gjykata e Lartë duhet të marrë në dorë unifikimin e praktikës gjyqësore .
Këshilli do t’i pikëzojë këta kandidatë dhe emrat e tyre do t’i shkojë Presidentit për dekretim, i cili ka 10 ditë kohë për t’u shprehur. Nëse nuk shprehet me dekret, automatikisht këta tre kandidatë emërohen në detyrë.