English

Klonohet ujku i parë në botë, si bartës u përdor një qen beagle

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për herë të parë në histori, një ujk i egër arktik u klonua nga një firmë kineze. Ai quhet Maya sapo ka mbushur 100 ditë që nga ardhja në jetë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

- Advertisement -

Duke përdorur një qen beagle si bartës, kompania pretendon ka klonuar me sukses një ujk Arktik, “i pari në botë” i këtij lloji.

“Ujku i sapolindur ka të njëjtin gjenom si ujku origjinal, por versioni i klonuar i tij nuk ka jetuar me ujqër të tjerë, por me një qen. Në fakt, për qentë dhe macet e klonuara ka edhe një problem të socializimit të hershëm. Klonimi i qenit dhe maceve është relativisht më i lehtë, dhe  ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë fushë. Në hapin tjetër, ne mund të klonojmë kafshë të egra të rralla”, tha eksperti i kompanisë.

Pavarësisht se do të të rriten larg ujqërve të tjerë të Arktikut, shkencëtarët kinezë e përshëndesin procedurën si një arritje historike në ruajtjen e kafshëve të egra të rrezikuara dhe specieve të rralla.

Nga kloni i parë deles “Dolly”, teknologjia e klonimit ka ofruar mundësinë e diversifikimit të popullatave të disa specieve si gjedhët, derrat dhe kuajt. Kur identifikohen specie të rrezikuara në disa vende, klonimi i qelizave të ruajtura nga teknologjitë e ngrirjes mund të gjenerojë jetë të re.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?