Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar kriteret që duhet të plotësojnë prokurorët që do kandidojnë për dy vende vakante në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Sipas KLP kandidatët duhet të duhet të kenë jo më pak se 10 vite pune në fushën krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nuk kanë masa disiplinore si dhe ata dhe familjarët e tyre duhet të japin pëlqimin për kontrollin e llogarive bankare dhe telekomunikacioneve elektronike.
Sipas ligjit prokurorët duhet të kenë kaluar Vetting-un në të dy shkallët por kjo nuk i pengon ata të aplikojnë. KLP do t’i kërkojë komisioneve të Vetting-ut që këta prokurorë të kalojnë në mënyrë për përshpejtuar në këtë proces.
Në rast se do të ketë aplikime më shumë se numri i vendeve vakante, atëherë do t’i vlerësojë në bazë të disa kritereve. Më i rëndësishmi është ai i vlerësimit gjatë 2 viteve të fundit.
Gjithashtu të rëndësishme janë vjetërsia si prokuror dhe përvoja e tyre në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e SPAK kanë 15 ditë kohë për të aplikuar.
Ndërsa për postin e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit deri tani kanë aplikuar 5 oficerë të lartë të policisë. Gara për këtë post është e hapur deri në datën 30 janar. Më pas do të jetë KLP ajo që do të zgjedhë drejtuesin e BKH.