English

KLP solidarizohet me COVID-19, përgjysmon pagat dhe miraton dorëheqjen e prokurores Jella

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot paradite mbledhjen plenare të radhës nëpërmjet platformës online ku morën pjesë të nëntë anëtaret e Këshillit.

- Advertisement -

KLP vendosi të solidarizohet me qytetarët shqiptarë të prekur nga masat parandaluese të kësaj pandemie dhe në mënyrë unanime miratoi përgjysmimin e pagës mujore të anëtareve të vet.

“KLP do të vendos në dispozicion të Ministrisë së Financave një shumë rreth 7,8 milionë lekë nga fondi i pagave të cilit Këshilli nuk do ta shpenzojë për vitin 2020,” thuhet në njoftimin e KLP.

Gjithashtu në seancë u miratua heqja dorë nga emërimi në SPAK i prokurores Anita Jella.

KLP hapi garën për një pozicion vakant për prokuror në SPAK dhe njoftoi se shprehja e interesit për këtë pozicion bëhet brenda 15 ditëve nga data e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të Këshillit.

 

Lexoni gjithashtu:

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë solidarizohen me situatën, dhurojnë gjysmën e pagës për 3 muaj

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?