English

Koalicioni i shqiptarëve në RMV, Arben Taravari: Blloku anti-BDI do të sjellë ndryshimin e madh pas 18 vjetësh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, në një lidhje live me Ilva Now në Euronews Albania shpjegoi se si rrodhën negociatat mes dy partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa ndërsa shtoi se mundësitë koalicion me parti të tjera mbetet e hapur për çdo parti që dëshiron të bashkohet.

- Advertisement -

Z. Taravari tha se qëllimi është që të krijohet një front i fortë anti-BDI, një patti që sipas tij është në pushtet prej 18 vjetësh, si në diktaturë.

Ai u shpreh i bindur në fitoren e këtij fronti përballë BDI, me qëllimin e madh për të sjellë ndryshimin në Maqedoninë  e Veriut.

“Dy muajt e fundit kemi bërë 4 anketa ku shihen raportet dhe ne jemi shumë afër BDI, na duhej një parti në koalicion që të fitojmë. Një parti politike i ka pasur për 18 vjet të gjitha pushtet si në komunizëm. Nga anketat shohim se koalicioni ynë dhe të tjerë në frontin anti-BDI janë fitues. Duam të sjellim ndryshimin e në Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?