English

Kobe Bryant, ikona e dy dekadave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kobe Bryant lindi në Shtetet e Bashkuara, në Filadelfia, por shpenzoi pjesën më të madhe të fëmijërisë në Itali, ku i ati i tij, Xho, edhe ai basketbollist, aktivizohej në kampionatin Italian.

- Advertisement -

Karriera e tij në Shoqatën Amerikane të Basketbollit, NBA, nisi në vitin 1996 me Sharlot Hornets përpara se të kalonte tek ekipi i Los Anxhelos, Lejkërs ku fitoi 5 tituj kampion, ndërsa me kombëtaren e SHBA-së, Brajant arriti të fitonte dy medalje ari në Lojërat Olimpike të 2008-s dhe 2012-s.

Pas tërheqjes nga basketbolli i luajtur në 2016-n, Brajant arriti të fitonte edhe një çmim Oskar me anë të animacioni, të cilin e kishte shkruar ai vetë dhe quhej “I dashur Basketboll”.

Mbi 33 mijë pikë të shënuara në NBA, i pa-gabueshën nga çdo lloj pozicioni. Dy herë shënuesi më i mirë në kampionat, adhuronte presionin dhe sfidat dhe për këtë arsye mbante dhe pseudonimin “Mamba e Zezë”.

Kobe Bryant do të mbahet mend si një prej basketbollistëve më të mire në historinë e këtij sporti. Një perfeksionist që ka dhënë gjithmonë, gjithçka në parketin e lojës. 

E gjithë bota e basketbollit është sot në zi. Pak orë pas lajmit, lojtarët e NBA në ceremoni madhështore kujtuan figurën e Kobe Bryant i cili se bashku me Los Angeles Lejkërs ka fituar pesë kampionate duke u kujtuar si një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, pikë referimi dhe idhull për shumë të rinj në të gjithë botën.

Lexoni më shumë: Homazhe për ndarjen nga jeta të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant

Humb jetën në një aksident ajror Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?