Buqeta me lule, qirinj dhe në fund një foto për ta pasur kujtim. Me sa duket legjendat do jetojnë gjithmonë. I tillë do jetë edhe Koby Bryant i cili pavarësisht se nuk jeton më, do te jete një imazh i gjallë në sytë e gjithë fansave te tij.
Pas ndarjes nga jeta të ish-basketbollistit dhe vajzës së tij, në Los Angelos u realizua një pikturë murale ku njerëz të ndryshëm dhe fansa të tij u mblodhën për të nderuar figurën e Bryant që ishte jo vetëm një nga lojtarët më të mirë të historisë por edhe një frymëzim për mbështetësit e tij.
Kobe Bryant humbi jetën në një aksident me helikopter. Akoma nuk janë zbardhur të gjitha shkaqet e ngjarjes por deri tani raportohet se piloti ka humbur kontrollin si pasojë e motit jo të mirë. Asnjë nga 9-të personat që ndodheshin në bord nuk mbijetoi. Bryant udhëtonte shpesh me helikopter për të shmangur trafikun e rënduar të Los Angeles.