Është koha dhe momenti i shfaqjeve me maska. Jemi në Venecia ku turistët zbarkojnë në sheshin “Shën Mark” për të marrë pjesë në javën e karnavaleve. Tani është të koha e duhur që të zgjidhni të jeni personazhi që dëshironi.
Fshihuni pas maskave shumë ngjyrëshe të bëra në format nga më të ndryshmet disa të dekoruara e të tjera thjesht prej plastike. Është koha të shijoni atmosferën veneciane.
“Gjatë karnavaleve ndjeni se është shumë e rëndësishme të mbani veshur një maskë dhe është shumë argëtuese të ecësh në rrugët e qytetit e të ndihesh venecian ndonëse vetëm për pak ditë”- theksoi Ricardo Arcera, pjesëmarrës i rregullt në karnavale.
Tradita e karnavaleve ka nisur në shekullin e 9 si çdo vit shfaqja me maska nis në datën 8 shkurt dhe përfundon në 25 mars. Në dyqanet veneciane ju mund të zgjidhni maskën që dëshironi e cila pas tharjes 12 orëshe është gati për dekorim. A jeni gati të zgjidhni maskën që dëshironi. Koha është tani të shijoni traditën veneciane, e cila ka joshur shumë persona në mbarë botën.