English

Koha për siguri energjitike, Balluku: Linjë transmetimi me Greqinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja Belinda Balluku ka pritur ministrin grek të Energjisë, Kostas Skrekas për marrëveshje të reja në fushën e energjetikës.

- Advertisement -

Bashkëpunimi për të siguruar energji në kohë lufte, ngritja e bursës në fund të këtij viti dhe një linjë transmetimi me shtetin grek, ishin disa prej pikave të diskutimit në zyrën e ministres.

Bursa e energjisë elektrike do hapet në 23 nëntor të këtij viti, ndërsa një linjë transmetimi do të lidhet me Greqinë brenda vitit 2030. Këto janë disa prej projekteve që ministrja Belinda Balluku ka konsultuar me homologun grek Kostas Skrekas.

Për ministrin grek, sot energjia po prodhohet në një periudjhë kritike dhe sulmi i Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar pasoja të rënda në sektor.

“Çmimet janë ngritur sot dhe kërcënojnë të gjitha familjet. Pra kjo vizitë është shumë e rëndësishëm, sepse ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit Shqipëri-Greqi. Ne duam të mbrojë sigurinë e vendeve tona, si edhe të jemi konkurrentë për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike. Tani dy vendet bashkëpunojnë në këtë sektor. Pala greke do të materializojë funksionalitetin e tregut të ri në Shqipëri”, u shpreh Kostas Skrekas, minister i Energjisë dhe Ambientit në qeverinë greke.

Të dy ministrat thanë dhe së shpejti do të realizohet edhe një memorandum për të rritur prodhimin e energjisë elektrike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?