English

Kolegët e 19-vjeçarit që u vra në Fier të tronditur: Ishte një djalë shumë i dashur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pjesëtarë të stafit ku punonte 19 vjeçari Grei Bihuci, i cili u vra tragjikisht ditën e djeshme, kanë përkujtuar mikun dhe shokun e tyre duke vendosur lule dhe duke ndezur qirinj në vendin ku ndodhi ngjarja.

- Advertisement -

Të trishtuar e me lot ne sy ata kujtuan 19-vjeçarin për të cilin shprehën konsideratat më të mira  duke thënë se ndihen tepër të pikëlluar për ndarjen nga jeta në këtë mënyrë.

Ata i shprehën ngushëllime familjes teksa bënë thirrje që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më.

“Kjo ngjarje na ka shokuar të gjithëve si pjesë e stafit ku Grei punonte. Ishte një djalë i përkushtuar një djalë i dashur. Thirrja që duhet të bëj përtej ngushëllimeve është që rinia të qëndrojë sa më shumë me këmbë në tokë që të mos përfundojnë në ngjarje të tilla si Grei. I shprehim ngushëllimet familjes”- tha një kolegu i 19-vjeçarit i përlotur.

19-vjeçarit u qëllua me thikë në qendër të qytetit të Fierit pas një konflikti me dy bashkëmoshatarë.

Krahas 18-vjeçarit Florjan Muka, i cili u ndalua pas ngjarjes, uniformat blu kanë ndaluar dhe një 17-vjeçar si bashkëpunëtor në vrasje.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se sherri mes të rinjve ka nisur fillimisht në rrjetet sociale për të degraduar më pas në përplasje fizike, deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Gjatë përleshjes, është futur për t’i ndarë edhe një 20 vjeçar i cili ka marrë plagë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Viktima ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” dhe studionte për Teknologji Informacioni, ndrësa prej vitesh stërvitej në futboll me moshat e skuadrës së Apolonisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?