English

Koloreto Cukali: Qytetarët s’i binden Kryeministrit që flet nga vila e vet, duhet të funksionojnë institucionet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali shpreh rezerva për mënyrën se si qeveria shqiptare është duke menaxhuar situatën e krijuar nga COVID-19.

- Advertisement -

Sa u takon masave që janë marrë deri tani për parandalimin e virusit, ai tha se nuk mund t’i komentonte ato por vetëm uroi që të jenë direktiva të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe jo vendime të vetë qeverisë shqiptare. Z. Cukali nënvizoi se vëren një centralizim të informacionit dhe nuk lejohet akses për të marrë përgjigje.

“Problemi i madh që shoh unë është te transparenca. Për momentin kemi vetëm një kanal informacioni, që është faqja e Kryeministrit në Facebook. Mendoj se kjo situatë mund të luftohej vetëm me transparencë. Nuk i shoh institucionet që po informojnë, shoh vetëm deklarata”, deklaroi ai.

Më tej, z. Cukali shtoi se, pavarësisht situatës së krijuar duhen rikthyer konferenca e shtypit dhe drejtuesit e institucioneve të pranojnë pyetje nga gazetarët.

“Unë nuk kam mundësi të bëj pyetje nëse ka teste për të gjithë dhe pse nuk ndiqet urdhëresa e OBSH-së për të bërë sa më shumë teste. A ka mundësi të dimë sa teste ka? Por këtë pyetje nuk e bëjmë dot. Ne nuk besojmë se e vërteta gjendet vetëm në Facebook-un e Kryeministrit”, u shpreh kreu i Këshillit Shqiptar të Medias.

Duke iu rikthyer nisjes së përhapjes së coronavirusit, z. Cukali tha se deri më 7 mars qeveria e konsideronte gjithcka një “epidemi informacioni” dhe jo rrezik nga virusi. Por, në 3 ditë ndryshoi gjithçka, ku qeveria mori masa ekstreme kufizimin e lëvizjeve. Ai kritikoi rolin që po luajnë institucionet dhe protagonizmin e Kryeministrit, Edi Rama.

“Kjo më lë të kuptoj se, ne nuk kemi një qeveri të përgatitur për çdo hall që ka ky vend. Mendoj se ne jemi të pa përgatitur për coronavirusin. Nuk besoj se një njeri, qoftë dhe Kryeministri, ka informacion për çdo gjë në këtë vend. Duhet të hapim Facebook-un e Kryeministrit për të parë masat. Kryeministri duhet të kuptojë se komunikimi nuk është një lodër, nuk i ka dhënë njeri një lodër dhe do të luajë vetëm vetë.

Pushtetin duhet ta marrin institucionet sepse prandaj nuk binden njerëzit. Pse duhet të binden, kur në këtë vend 15% kanë dalë për ta votuar Kryeministrin. Duhet t’i binden strukturave, por deri tani nuk po shohim institucionet që funksionojnë. Shohim vetëm një njeri që poston nga vila e vet”, theksoi z. Cukali.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?