Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore më 30 mars të vitit të ardhshëm përballë Sllovenisë.
Lajmin e bëri të ditur Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo ndeshje do t’i shërbejë trajnerit Edoardo Reja për t’u njohur akoma më shumë me skuadrën dhe për të nisur përzgjedhjen e lojtarëve që do të marrin pjesë në kualifikueset e kampionatit botëror.
Ndeshja është vendosur që të luhet në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”.