English

Komisionerët e rinj të BE-së marrin mandatin e tyre në 10 vjetorin e Traktatit të Lisbonës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtuesit e rinj të Bashkimit Evropian filluan zyrtarisht mandatin e tyre këtë të diel, e cila gjithashtu përkon me 10 vjetorin e Traktatit të Lisbonës.

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Chatles Michel, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Kreu i Parlamentit Evropian, David Sassoli janë katër liderët që filluan mandatin e tyre në ceremoninë e organizuar për të festuar 10 vjetorin e Traktatit të Lisbonës.

Nënshkruar më 1 dhjetor 2009, Traktati i Lisbonës, synonte të lehtësonte vendimmarrjen brenda BE-së, krijimin e një Presidence afatgjatë për Këshillin e BE-së si dhe forcimin e politikës së jashtme. Ky traktat i dha më shumë kompetenca Parlamentit Evropian.

Në fjalimet e tyre, liderët u fokusuan në problemet klimaterike dhe situatën e Bashkimit Evropian pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga blloku.

Në fjalën e tij, kreu i Parlamentit Evropian Sassoli u shpreh se është koha për të kaluar në aksion.

“Ne duhet të mbajmë premtimin e muajit të kaluar, për të përmirësuar standardin e jetës së njerëzve. Për luftën kundër ndryshimeve klimaterike e cila përbën një emergjencë dhe luftës për uljen e kostos së jetesës. Europianët tanimë duan të shohin veprime”- tha Sassoli.

Pasuesi i Donald Tusk, Charles Michel u shpreh entuaziast për të ardhmen e BE-së teksa tha se “ne po festojmë një fillim të ri me shumë entuziazëm dhe shpresë sepse po fillojmë me themele të qëndrueshme për 5 vitet e ardhshme”.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, gjatë fjalimit shprehu gëzimin që mandati i tyre ka filluar në një ditë të tillë.
“Zonja dhe zotërinj, mendoj se nuk mund të kishte mënyrë më të mirë për të filluar mandatin se sa ditën e sotme, në këtë përvjetor. Ne jemi mbrojtësit e traktateve dhe në një mënyrë të veçantë mbrojtësit shpirtëror të Traktatit të Lisbonës”- u shpreh Von Der Leyen.

Ndërkohë presidentja e Bankës Qendrore, Lagarde u fokusua në sfidat që do të ndeshin ata së bashku.
“Si presidente e Bankës Qendrore Evropiane, në koordinim me tre kolegët dhe miqtë e mi, shpresoj që do kalojmë nga epoka e riparimeve që kemi përjetuar në këto vitet e fundit në një epokë të rinovimit dhe shpresës”, – tha Lagarde.

Me datën 28 nëntor Parlamenti Evropian deklaroi ndryshimet klimatike si emergjente dhe presidentja Von Der Leyen njoftoi se më 11 dhjetor do të bëjë publike “Marrëveshjen e Gjelbër”.

Samiti i parë i administratës së re do të zhvillohet një ditë më pas, i udhëhequr nga belgu Charles Michel.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×