English

Komisioneri Varhei viziton sot Maqedoninë e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhei sot qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Varhei do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Jashtëm Bujar Osmanin dhe me përfaqësues të tjerë të partive politike. Nuk pritet të ketë një konferencë për shtyp të komisionerit pas takimeve me zyrtarët maqedonas.

Një ditë më parë diplimati i lartë vizitoi Bullgarinë, shtet me të cilin Maqedonia e Veriut ka kontest të hapur për çështje identiteti.

Varhei ju tha zyrtarëve bullgarë gjatë ditës së djeshme se është i dëshpëruar se nuk u gjet zgjidhje për kontestin në mënyrë që edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria të nisin negociatat për antarësim në Bashkimin Evropian.

Ndërsa, më 28 prill Varheji do të mbërrijë në Tiranë dhe do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Në deklaratat e tij të mëparshme, Rama ka deklaruar se nëse Bullgaria nuk do i heqë veton Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të ndryshojë qasjen e saj për hapjen e negociatave.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?