Komisioni i Disiplinës ka publikuar masat e marra pas problematikave të ndodhura gjatë javës së 24-të të Superiores. Edhe në derbin e kësaj faze, tifozët kanë dëmtuar disa stola në stadiumin “Air Albania“.
Klubet janë të detyruara që të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara brenda 15 ditësh. Klubi i Tiranës është gjobitur me 500.000 lekë, ndërsa klubi i Partizanit është gjobitur më 300.000 lekë.
Po ashtu dhe klubi i Teutës është gjobitur me 100.000 lekë, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në ndeshjen me Kukësin. Dhuna në shkallët e stadiumeve në Shqipëri nuk është një rast i izoluar.