English

“Komisioni i kaloi pritshmëritë”-Salianji: Ndërhyrja në TIMS cënoi sigurinë e vendit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti Ervin Salianji, në një konferencë për gazetarët nga selia e Partisë Demokratike, u shpreh se komisioni hetimor në lidhje me të dhënat e sistemit TIMS, i ka kaluar pritshmëritë, duke faktuar ndërhyrjet në sistem dhe shkeljet e bëra nga strukturat shtetërore.

- Advertisement -

Salianji tha gjithashtu se ndërhyrjet në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit kanë cënuar rëndë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Ai tha gjithashtu se përpara se të ngrihej ky komision, qeveria nuk pranonte se kishte ndërhyrje në sistemin TIMS.

“Para se të ngrihej ky komision, nuk kemi pasur asnjë lëvizje nga ana e qeverisë, por ka pasur vetëm propagandë që nuk pranonte se ka pasur të dhënë në sistemin TIMS. Komisioni hetimor për të dhënat e TIMS i kaloi pritshmëritë. Megjithëse hetimet janë të pamjaftueshme.

Sot kemi të arrestuar një drejtor të emëruar në mënyrë të paligjshme dhe janë nën hetim zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit. Por nëse nuk bëhet hetim i plotë nga SPAK, do i bëjmë publike faktet për të treguar shkeljet.

U faktuan ndërhyrjet në sistem, aferë kjo që cënon sigurinë kombëtare. Sot janë në hetim zyrtarë të lartë të policisë së shtetit. Ka pasur një përfshirje të llahtarshme e përfshirjes së policisë në këtë aferë. Ervin Muça nuk përmbushte asnjë kusht që të ishte drejtori i IT. Procedura për punësimin e disa drejtuesve ka qenë jo e rregullt, madje emërimi i tyre është bërë ende pa u krijuar funksioni”, tha Salianji.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?