Këtë të mërkurë, në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohet seanca dëgjimore për hartën e re gjyqësore.
Në seancë janë thirrur për të raportuar: Ministria e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Avokati i Popullit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Seanca dëgjimore është kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
Ndërkohë që avokatët vijojnë bojkotin, qeveria është e vendosur t’i shkojë deri në fund propozimit për hartën e re gjyqësore.
Ishte ky qendrimi i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja një ditë më parë. Avokatët kanë lajmëruar se do të protestojnë të enjten para Këshillit të lartë gjyqësor.
LEXONI GJITHASHTU
- Harta e re gjyqësore, avokatët protestojnë më 14 korrik para KLGJ-së
- Edhe 10 ditë bojkot për masat e sigurisë, avokatët kërkojnë protestë para KLGJ
- Harta e re gjyqësore, priten masa disiplinore për avokatët që thyen bojkotin