English

Raporti paraprak i Venecias: Presidenti Ilir Meta veproi sipas Kushtetutës, nuk ka baza për shkarkimin e tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një pjesë të raportit paraprak të Komisionit të Venecias, që është nxjerrë në media nga burime, thuhet se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në përputhje me Kushtetutën lidhur me procedurat e ndjekura prej tij në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, çka solli përplasjen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Kuvendin.

- Advertisement -

Në ekstraktin e shkëputur nga raporti paraprak i Komisionit të Venecias, i cili pritet të publikohet i plotë më 20 mars, thuhet se presidenti ka vepruar në përputhje me Kushtetutën në procedurat e ndjekura për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndaj nuk ka arsye për shkarkimin e tij.

“Në bazë të analizës së marrë në shqyrtim më poshtë, veprimet e presidentit janë në përgjithësi në përputhje me një interpretim racional të Kushtetutës. Në kuadër të këtij interpretimi të artikullit 179 të Kushtetutës, veprimet e presidentit dhe (zyrës së tij), lidhur me procedurën e veprimit janë të arsyeshme, kështu që nuk ka baza që të shkohet drejt shkarkimit të presidentit”, – thuhet në pjesën e raportit paraprak të dalë në media.

Konflikti President-Kuvend erdhi pas ngërçit të krijuar në nëntor të vitit 2019 me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, dhe zgjedhjes së dy personave për të njëjtin vend.

Lexoni gjithashtu:  

Meta: Kreut të KED-së t’i ndalohet ushtrimi i detyrës

Kush ka shkelur kushtetutën? “Venecia” në Tiranë për përplasjen Presidencë-Kuvend

Konflikti për Gjykatën Kushtetuese, përplasja qeveri-president dhe opinioni që pritet nga Venecia

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?