English

Komisioni për Inceneratorët, dëshmon administratorja Kodra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka nisur Komisioni Hetimor për inceneratorët, ku e thirrur për të dëshmuar është administratorja e Inceneratorit te Tiranes Ariola Kodra.

- Advertisement -

Kujtojmë se Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të këtij Komisionit.

Ligji parashikon shoqërim me forcë nga Policia të personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.

Dëshminë e parë, Kodra e dha me 14 shkurt, kur u njoftua nga Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku se në rast dëshmie të rremë dënohet me 6 vite heqje lirie.

Gjatë dëshmisë së parë, administratorja është shprehur se nuk ka pasur eksperiencë në fushën e mëparshme të menaxhimit të mbetjeve.

Pyetjes se si është siguruar fondi për impiantin e inceneratorit të Tiranës, Kodra i është përgjigjur se financimi është tërësisht privat dhe se është marrë kredi në bankat e nivelit të dytë. Por ajo nuk e dha shifrën e kredisë së marrë pasi, “nuk i kujtojhej”.

Tabaku e ka vënë përpara fakteve ku rezulton se kompania ka pasur një garanci bankare prej 100 mijë lekësh dhe kompania ka marrë një kredi bankare të cilën e ka përdorur të gjithën për investimin dhe nuk ka pasur asnjë kapital të vetëm.

Po gjatë marrjes në pyetjes administratorja e kompanisë zgjodhi të mos i përgjigjet pyetjes së Tabakut, duke thënë se nuk mbante mend takimin e fundit me personat Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin.

Në orën 13:00, në Komisionin janë thirrur të dëshmojnë, kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, ish-Ministri i Financvae Shkëlqim Cani, Ministrja e Infrastrukturës Balluku, kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi dhe zv. Kryeministri Arben Ahmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×